Prej afro një dekade, Kukësi është një realitet i prekshëm i futbollit shqiptar, një nga ekipet më të mira. Këtë sezon po befason jo pak teksa me një ekip të ri, me një staf të ri, po dhurojnë një futboll shumë të bukur ofensiv, ku si gjithnjë synojnë titullin kampion.

Diego Longo, arkitekti i këtij suksesi, në një intervistë ekskluzive për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, foli për gjithçka, duke nisur nga përshtatja e tij me realitetin e ri në Shqipëri, marrëdhënien e tij me pjesën tjetër të stafit drejtues, drejtorin Pero Pejic dhe presidentin Gjici.

Longo u ndal edhe tek postimi i tij i famshëm, teksa “akuzonte” drejtuesit e Dinamos për “spiunazh”, foli për sfidën me Tiranën, a do e vendos kjo përballje çështjen titull?

Si një italian, nuk mund të mungonte dhe një koment për Italinë, a do të mundet të kualifikohen në Botëror dhe kë sheh si favorit për të fituar Serie A. Longo komentoi edhe momentin shumë të mirë që po kalojnë legjionarët kuqezi në Itali.

Mister je përshtatur me realitetin shqiptar, është e lehtë për një italian të punojë në Shqipëri?

“Tani jam shumë mirë. Për të qenë i sinqertë fillimi nuk ishte i lehtë sepse gjeta një ambient ndryshe nga ai qe isha mësuar vitet e fundit te paktën. Por tani jam mire, kjo edhe fale ekipit, lojtarëve , stafit qe kane qene mbështetje, kështu qe tani jam duke munduar vetëm për futboll atë qe është edhe me rëndësishmja për mua”.

Si ju duket cilësisht futbolli shqiptar, kush është problemi që kemi në këndvështrim tuaj?

“Sinqerisht futbolli është shumë më mirë se mendoja para se te vija këtu. Sipas meje problem është organizimi, kur them organizim e kam fjalën për fushat ku stërvitemi, apo organizimi jashtë fushe. Por mendoj qe është një problem jo vetëm i Kukësit, por ne përgjithësi është e vështire për trajnerët dhe skuadrën stërvitja ne këto kushte. Sigurisht ka skuadra me te organizuara por gjithsesi ne po përpiqemi çdo dite për tu përmirësuar ne ketë aspekt dhe jemi te kënaqur krahasuar me fillimin por ka akoma pune për tu bere çdo dite. Duhet vazhdimisht përpjekje”.

Mqs jemi te realiteti shqiptar, pak ditë më parë bëri xhiron në rrjet statusi juaj, “spiunimi” që po iu bënte stafi i Dinamos, pati efekt në fund se fituan, do ia ktheni vizitën Dinamos?

“Është diçka qe ndodh ne futboll, unë e di shume mire këtë. Unë personalisht e kam bere shume here gjate karrierës sime. Herën e fundit ne Kiev kam ndjekur Juvenusin, Barcelonen, Ferencvarosh, kështu qe e di qe është diçka normale.

Problemi qëndron qe ne kemi te njëjtën strukture organizimi dhe ndaj nuk është e drejte, ndaj as unë nuk dërgoj askënd për te ndjekur stërvitjen e ekipeve te tjera këtu. Ska ndodhur me Partizanin, ndoshta edhe me Dinamon ishte gabimi im se duhet te kishim biseduar me pare por gjithsesi nuk besoj se fituan për këtë arsye. Fituan sepse ishin me te mire se ne atë ndeshje dhe e merituan. Gjithsesi nuk do te ndodhe me”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb