Drejtësia në Iran dënoi me vdekje një person për spiunim për CIA-n dhe me nga dhjetë vjet burgim dy të tjerë për të njëjtin krim. Autoritetet bënë të ditur se personi i katërt u dënua po ashtu me dhjetë vjet burgim për spiunim për Britaninë.

Aktgjykimet vijnë në kohën e tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit, për shkak të tërheqjes së këtij të fundit nga një marrëveshje bërthamore, në maj të vitit të kaluar.
Që nga ajo kohë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur vazhdimisht sanksione mbi ekonominë iraniane.

Nuk është ende e qartë nëse ndonjëri nga rastet e dënuara lidhet me njoftimin e Iranit në muajin korrik për kapjen e 17 spiunëve që punonin për CIA-n.
“Një person është dënuar me vdekje për spiunim për shërbimin e inteligjencës amerikane, por vendimi është apeluar”, tha zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Gholamhossein Esmaili.

Dy personat e tjerë që u dënuan për spiunim për CIA-n u identifikuan si Ali Nefriyeh dhe Mohammad Ali Babapour. Mohammad Amin-Nasab, ndërkaq, u dënua për spiunim për inteligjencën britanike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: