Këngëtari i njohur Blero mbrëmjen e së mërkurës, vendosi të shprehë revoltën e tij lidhur me temat që po diskutohen nëpër emisione televizive.

Ai është i pakënaqur me faktin që nuk po trajtohet tema e pandemisë sa duhet dhe se krejt fokusi është kthyer në politikë.

E krejt kjo situatë vjen si pasojë e rrëzimit të Qeverisë Kurti që ndodhi javë më parë, gjë që ka bërë që shqiptarët e Kosovës të jenë në pritje të themelimit të një qeverie të re.

“S’po di a jam në karantinë a në fushatë zgjedhore. Allahile a mundeni t’i shikoni gjashtë televizionet tona kryesore dhe kallëzomni se nuk jam kah marr vesh. As edhe një diskutim nuk është për pandeminë, Zoti na ruajt. Zoti I bekoftë shqiptarët”, ka shkruar Blero në Instagram.

Këngëtari po qëndron i karantinuar në banesën e tij në Prishtinë, teksa pak kohë para se të fillonte izolimi, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, këto ditë ai në bashkëpunim me artistët Fissi dhe Doni publikoi projektin e tij më të ri muzikor, ‘cover’-in e këngës së famshme “Pse s’thash të du” të Sabri Fejzullahut, që është pëlqyer shumë nga publiku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: