Mesjava sheh Premier League të zbresë në fushë. Chelsea do masë forcat me Arsenal, në një derbi të zjarrtëe që do zhvillohet të mërkurën. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur trajneri i bluve të Londrës, Tomas Tuchel. Tuchel pyetet për futbollistë si Lukaku që është jashtë forme, apo për gjeniun e mesit të fushës, Jorginho.

“Ai po vuan sepse nuk po gjen dot shkëndijën. Lukaku mund të luante titullar kundër Crystal Palace duke pasur parasysh minutat e Havertz në ndeshjet e fundit, por lëndimi bëri që të humbiste formën. Nuk po e drejtoj gishtin nga ai, është fakt” – tha Tuchel.

Numri një i pankinës për Jorginhon: “Ai sakrifikoi veten për ekipin dhe kjo duket. Pas fitores në Europian ndjeu presionin, pritshmëritë për të ishin të shumta. Ai merr përgjegjësitë e tij dhe prandaj e dua. Jorginho s’është në gjëndjen e tij më të mirë”.

Chelsea renditet në vendin e 3-të dhe kërkon një vend që të çon në Champions League.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb