Sikundër e kishin paralajmëruar edhe ditën e djeshme, banorët e Rinasit kanë dalë sërish në protestë. Ata kanë bllokuar rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, duke e përshkallëzuar kështu protestën dhe duke krijuar më tepër problematikë në qarkullim.

Ata kërkojnë që ARRSH të ndryshojë vendimin për kthimin e kësaj rruge me një sens lëvizje pasi ka penalizuar jetën e përditshme dhe nevojat e tyre bazike për të aksesuar shkollat, qendrat shëndetësore apo tokat bujqësore.

“Nuk kërkojmë luks, kërkojmë të lëvizim brenda për brenda fshatit. Me dalë nga shpia me çu kalamajtë në shkollë, nuk shkoj dot. Çdo ditë do dalim në rrugë deri sa të na gjejnë zgjidhje.

Nuk shkojmë dot tek tokat tona, prindërit tonë nuk shkojnë dot të bëjnë një gjilpërë në ambulancë. Kërkojmë të lëvizim brenda për brenda fshatit”, shprehet një prej protestuesve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: