Një protestë e dhunshme është regjistruar gjatë mbrëmjes në Napoli të Italisë, ku mijëra të rinj kanë zbarkuar në rrugët e qytetit ndërsa janë përleshur me policinë. Ata janë shprehur kundër masave të ndalim-qarkullimit dhe zërave për një tjetër mbyllje për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë shprehur kundër vendimit, ndërsa thanë se; “Nuk po na vret COVID-i, po na vrisni ju!”.

Siç raportojnë mediat italiane, turma e qytetarëve marshuan drejt Largo San Giovanni Maggiore dhe Universitetit Lindor të Napolit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit. Ndër banderolat që përdorën protestuesit ishin dhe; “Na mbyllni dhe na paguani”, dhe pastaj “Kundër De Luca”.

Për të shpërndarë dhe qetësuar turmën e qytetarëe, policia përdori gaz lotsjellës dhe tymuese, ndërkohë që protestuesit iu përgjigjën duke goditur dhe thyer xhamat e një makine policie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb