Kastrioti pësoi disfatë 4-1 në Kurbin ndaj Laçit. Pas sfidës, për Gol pas Goli dhanë prenoncimin e tyre trajnerët e të dy skuadrave. Tekniku i krutanëve, Emiliano Çela pati rezerva për lojtarët.

 

“Mendoj se si rrjedhojë e rezulatit, nuk ka lidhje rotacioni. Tre lojtarë lashë në stol sot sepse doja të zgjidhja këtë strategji që rezultoi e suksesshme deri në minutën e 40. Ato dy gola që pësuam shpejt na ndëshkuan. Lojtarët tanë të jenë koshientë për çka bënë, nuk po respektojnë veten dhe klubin, pastaj mua. Është e pakuptimtë të futen në fushë me atë neglizhencë.Këta lojtarë të dinë se nëse grinta dhe shpirti i garës mungojnë, nuk ka cilësi. Je i dobët në fushë. Nuk mendoj se është kjo, janë çështje të tjera. Këta lojtarë kanë nisur shpejt kontaktet me klube të tjera. Është mungesë respekti për veten, meje dhe klubit. Falë këtij klubi, me këtë fanellë kanë marrë ato telefonata. Nëse nuk respekton atë që je, je mosmirnjohës. Nuk kanë edukatën e punës dhe kjo është cilësi e keqe” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb