Shtatori sjell risi në televizionin informativ News24. Këtë sezon të ri në ekranet e shqiptarëve do të vijë një tjetër imazh që do të shoqërojë cdo ditë sportdashësit. Duke nisur nga nesër, Daljana Sejdia do të jetë cdo ditë në 17:30 me Sport News, për të dhënë të rejat më të fundit lidhur sportin. Brunia simpatike nuk është një figurë e panjohur për shikuesit.

Po në ekranin e News24, Daljana Sejdia ka qenë moderatore e një cikli emisionesh si, ‘Quiz TV Show’, si edhe emisionit sportiv gjatë sezonit të Champions League ‘Emision 90+’.


Për të gjithë sportdashësit, ‘Sport News’ do të shfaqet në ekranin e News24 premierë në 17:30, për t’u ritransmetuar më pas në 18:30 dhe 20:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb