Moderatorja sportive Eva Gini i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën televizionit zyrtar të Interit. Me këtë rast ajo sqaroi të gjithë ndjekësit në Instagram, të cilët u habitën për mungesën e saj ditët e fundit, sidomos në fitoren e Interit në derbi 5-1.

“Të dashur tifozë, nuk mundem të shpjegoj diçka që tashmë e dini. Finalja e Champions League kundër Cityt ishte transmetimi im i fundit drejtpërdrejt në Inter TV. Javët e fundit kam lexuar të gjitha mesazhet dhe të gjitha komentet tuaja në të cilat më pyetët pse nuk isha në gjendje te shfaqesha në ekran. Më falni nëse nuk ju jam përgjigjur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Gini (@evagini)

Për herë të parë në jetën time isha e pamundur. Publikimi i ndjenjave të mia nuk duhet të jetë pjesë e punës, por pikërisht kjo punë më kujton çdo ditë se sporti është sinqeritet, dashuri, pasion dhe sakrificë. Dua ta dini se nuk do të isha larguar kurrë dhe se nuk munda t’ju them lamtumirë ashtu siç do të kisha dashur dhe ndjerë.

Pavarësisht kësaj, zemra ime është e mbushur me mirënjohje për gjithçka që kam përjetuar në këto vite të mrekullueshme. I dashur Inter, ti ishe një Dashuri e Madhe së cilës i dhashë gjithçka, pa e kursyer kurrë veten. Dhe do ta bëja përsëri, gjithmonë. Rrugët tona kryqëzohen dhe do të kryqëzohen gjithmonë” – shkruan moderatorja e famshme në profilin e saj në Instafram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb