GJERMANI

Gjermania ka humbur një ish-sportist të klasit botëror. Ish-kampioni i boksit, Markus Mejer është ndarë nga jeta  në një moshë të re edhe pse prej vitesh ishte tërhequr nga aktiviteti sportiv.

Ai ndërroi jetë në një nga spitalet e Berlinit, ndërsa lajmi i hidhur u njoftua nga familjarët e tij. Mejer ishte një kampion i padiskutueshëm në kategorinë e tij, por lufta me sëmundjen e dorëzoi  në moshën 47-vjeçare.

Pas përjetimit të rëndë të familjarëve dhe botës së sportit në tërësi, ka qenë edhe ish-trajneri, Uli Uenger, i cili e ka përjetuar shumë rëndë ndarjen e ish-kampionit të botës.

“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”, është shprehur ai. Që nga viti 2005, Mejer u tërhoq nga boksi profesionist dhe para dy vitesh nisi aktivitetin si analist sportiv në një nga televizionet gjermane, por sëmundja e rëndë e mori shpejt ish-kampionin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb