Peshëngritja shqiptare ka humbur këtë të premte një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu. Ai ka qenë peshëngritës dhe trajner i ekipit te Partizanit dhe ekipit Kombëtar në këtë sport që nga vitet 1960.

Agalliu ka kryer edhe detyrën e anëtarit të Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për 8 vjet, nga viti 2004,deri në 2008-ën, gjatë drejtimit të saj nga Presidenti Esat Ademi.

Haki Agalliu është emër i respektuar i peshëngritjes shqiptare ne disa dekada dhe për këtë kontribut, Ademi e propozoi emrin e tij për dekorimin nga Federata Evropiane e Peshëngritjes (EËF), propozim që u miratua në vitin 2008.

Me ndarjen e tij nga jeta, shtanga shqiptare humb një tjetër peshë të rëndë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb