Komiteti Olimpik Shqiptar ka mbajtur dje një ceremoni ku janë shpallur sportistët më të mirë të vitit 2017. Bie në sy se nuk ka patur asnjë nga përfaqësuesit e një sporti tradite dhe elitar siç është peshëngritja.

Nuk dihet ende pse nuk pati asnjë përfaqësues nga ky sport duke parë se disa peshngritës kanë arritur rezultate pozitive gjatë vitit që lamë pas. Kujtojmë se ndërkohë në Federatën Shqiptare të Peshngritjes është një gjendje vakumi pas tërheqjes se Elez Gjozës, pavarësisht se vendin e tij e zuri Gudar Beqiraj.

Ky përjashtim i Komitetit Olimpik Shqiptar ka nxitur reagimin e dy peshëngritësve, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja, të cilët me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë shprehur indinjatën e tyre.

Erkand Qerimaj shkruan: “Të jesh sportisti më i mirë në 2017 në renditjen e Ranklistses së Federatës Botërore të Peshëngritjes, të marrësh medalje në Europian, të jesh medalistë Botëror si i 3 në botë. Nuk mjafton të futesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri!

Nuk e e kuptoj se çfarë kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistat më të mirë në Shqipëri? Turp për federatën dhe për Komitetin olimpik.”
qerimja

Më tej edhe reagimi i Briken Caljas: “Një Komitet Olimpik shqiptar i diktaturës rikthehet, koha e xhaxhit.”
calja
Me datë 5 prill FSHP do të mbajë Asamblenë e Jashtëzakonshme, pasi Komiteti Drejtuesi i këtij institucioni pas shqyrtimeve të ankesave të disa klubeve ka marrë vendimin për zgjedhje te reja. Gjithashtu Komiteti Drejtues ka marrë vendimin për përjashtimin e të gjithë anëtarëve aktual.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb