Një incident ka ndodhur gjatë mbrëmjes gala të mbajtur në Presidencë me rastin e fillimit të Vitit të Ri 2018 për fituesit ndër dekada, duke filluar që nga viti 1957, të anketave “10 sportistët më të mirë të vitit”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë të Kuvendit, sportistë dhe atletëve të shquar si dhe kampionë të disiplinave të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli, atletika, gjimnastika, peshëngritja, çiklizmi, shahu, qitja, tenisi, hipizmi, mundja, etj.,

Gjatë fjalimit të presidentit Ilir Meta një sportiste, emri i së cilës nuk dihet ende, humbi ndjenjat siç shihet edha nga pamjet e publikuar nga newsport. Në ndihmë të saj shkuan mjekët e presidencës si dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Pas pak minutash gjendja e sportistes u përmirësua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: