Revista ‘Sports Illustrated’ ka bërë sërish histori. Për koleksionin e saj të ri Swimsuit Issue, ajo ka zgjedhur një modele 56-vjeçare, e gjatë vetëm 1.60 m.


Bëhet fjalë për modelen kaliforniane Kathy Jacobs, me të cilën shpreson të ndihmojë lexuesit e revistës të ndryshojnë vizionin për bukurinë femërore.

Dy gjëra nuk mund të ndryshojnë:”Mosha dhe lartësia’, ka komentuar modelja. Numri i revistës, që i kushtohet kostumeve të plazhit, doli për herë të parë në 1964 dhe ka qenë një trampolinë për modele të kalibrit si Kathy Ireland, Christie Brinkley, Elle Macpherson, Kate Upton dhe Ashley Graham.

Ndër vite revista ka shfaqur jo vetëm trupa të mrekullueshëm, por edhe modele over size, me aftësi të kufizuar apo me kostume body painting.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb