Analisti Skënder Minxhozi duke u ndalur tek detyrat që mori Taulant Balla, i cili u rikonfirmua si kryetar i grupit parlamentar të PS-së dhe drejtues politik për qarkun e Fierit, ka folur për një hipotezë të mundshme rreth asaj që mund të ketë ndodhur.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Sokol Balla në “Real Story”, nëse lidhet roli i Ballës brenda PS me ngjarjen e Berishës, Minxhozi foli për një ofertë që Rama mund t’i ketë bërë Bashës për të ‘spostuar’ Ballën.

“Ngjarjet në PS kanë ndjekur një dinamikë. Është Rama shumë vende bosh dhe pastaj të tjerët. Mandati i tretë e ka konsoliduar pozitën e tij në qeveri, sa aty nuk ka më dramë, por zbatim urdhrash që jepen nga kryeministri. Jo se në qeveri të tjera është ndryshe. Shoh se shkalla vjen në zbritje, në konsolidimin e pushtetit të Ramës. Personazhi më agresiv në linjë partie, në një moment kur Ruci, Brace, dhe Xhafaj s’postohen, figura potente ishte Taulant Balla, njeriu më i votuar socialist në të gjithë listën. Unë di që ai që merr më shumë vota, dekorohet, dhe jo linçohet. Lëvizja e Ramës, futet në atë alergjinë që ai ka ndaj çdokujt që duket sadopak i pavarur, i fuqishëm, që krijon atë pushtetin e vetë dhe që është tamam si ai timonieri që ka situatën në kontroll. Është ajo që dhe ti the që unë e besoj se në një ofertë për ta bërë më konkrete, për pushtetin e ri ndaj opozitës së re, personat që opozita i ka parë shumë të ashpër i largon. Ndoshta mund të jetë dhe një arsye e tretë logjistike për Ramën se nëse do ta katapultonte Ballën në krye të Kuvendit, dot ë humbiste sulmin ndaj Berishës. I qëndroj më shumë pikës së dytë, që është një ofertë për Bashën, nga Rama që po të largojë një njeri të urryer për PD dhe që bëjmë një ‘deal’, duke flijuar dashin e kopesë parlamentare.”, pohoi Minxhozi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb