Partia Përparimtare e Serbisë, në krye me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ka prezantuar spotin e ri zgjedhor në të cilin në hartën e Serbisë nuk figuron fare Kosova, veprim ky që ka nxitur reagime të ashpra nga partitë tjera opozitare në Serbi.

Analisti politik Boban Stojanoviç, është deklaruar lidhur me këtë spot të publikuar nga partia SNS e Vuçiç.

“Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja të shihja se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Më saktësisht cili është komenti i tyre rreth asaj se çfarë mendojnë, që SNS nuk brengoset fare për fëmijët në Kosovë. Mendoj se është një gabim shumë i madh ky spot, por kush e di se çfarë porosie fshihet prapa tij. Ndoshta është një tentim përgatitje për votuesit e SNS për hapat e ardhshëm të Vuçiit rreth Kosovës, dhe në këtë mënyrë po i testojnë votuesit e tyre”, ka shtuar analisti Stojanovi.

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Lëvizje Popullore e serbëve në Serbi, “Otadžbina” kishte deklaruar se si Vuçiç në heshtje ia ka dorëzuar Ujmanin Prishtinës zyrtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb