Ish-kryeministri, Sali Berisha ka sfiduar hapur ndërkombëtarët, sa i takon shpalljes non-grata nga SHBA-të.

Ai theksoi se nëse ka një provë apo fakt që dëshmon korrupsionin e Berishës, ai merr çdo vendim. Në një konferencë për mediat, Berisha ka the në të kundërtën, nuk do të pranonte ndëshkim politik.

“Cilido zyrtar, amerikan apo i çdo vendi tjetër, të paraqesë një fakt apo provë të vetme të korrupsionit të Berishës, unë e kam shpallur se marr çdo vendim. përndryshe, çdo llogaritje se unë të pranoj ndëshkimin politik, apo falsitetin për shpifjen mbi të vërtetën, do të jetë e kot.”, tha Berisha.

Duke u ndalur te procesi që ka hapur ndaj Blinken, tha se aktualisht çështja është në gjykatë.

“Procesi vazhdon, por se në çfarë faze është, po e ndjek avokati. Ai proces ka qenë për çështje nderi, dinjiteti. Shanset aty janë, e kam kundërshtuar disa herë. Ka kundërshti të forta se asnjë nuk jemi qytetarë francez, dhe sekretari Blinken ka imunitet. Nuk ka provë për faktin se shpifja dënohet aty ku lindi. Është në ndërgjegjen e gjykatësit që ta vendos. Përpjekjen time e kam adresuar te transparenca, Ju nuk kemi asnjë provë dhe fakt të vetëm, për veç deklaratave; fakte kemi, por si themi. Kjo tregon se delegon ndërgjegjen time.”, përfundoi Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb