Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama ai që ka aprovuar vendimin për ngritjen e asaj që e quan parku i Katër Lirive të Ballkanit.

Sipas tij, plani i miratuar nga ai nuk përcaktonte në asnjë moment që të prekej asnjë cm tokë në truallin e PD-së, duke shtuar se aty ishte caktuar që xhamia të ishte pak më e vogël dhe afër saj një godinë e ndërtuar nga pronarët e tokës.

“Skandalet e Bashës po dalin. Si të duket parku i Katër Lirive të Ballkanit, nga Soros? Nuk është pak. Ai projekt u hodh poshtë. Ai vendim nuk prek asnjë cm katror të truallit të PD. Pse iu la ai vendim? Pikërisht për t’i hapur rrugë kësaj. Ai vendim, ajo planimetri, i kam aty, s’prek asnjë cm të territorit të PD. Xhamia do të bëhej më e vogël dhe godina e pronarëve, që janë të ndryshëm, pra nuk janë të njëjtë. I ke deklaratat e pronarëve. Ka një përpjekje të pandershme të disa mediave që mbahen nga qeveria. I ke pronarët aty, me zë dhe figurë edhe sot po të duash, se s’ka pasur asnjë lidhje. Po ç’beri dhe Edi Rama? Ne e inauguruam xhaminë. Keni qenë aty kur u inauguruan punimet, me një mijë besimtarët. U bë lutja, u hodhën të gjitha, u bënë themelet. Ai e ndryshoi, pasi tha se ky projekt nuk bënte punë. Rama kishte hall që të bënte projektin tjetër. Ai kishte hall të mbushte xhepat e tij dhe jo xhaminë. Ai as nuk respekton as kisha as xhami. Atë vendim (vendimin e Berishës) e ka hedhur poshtë Edi Rama. Kaq!”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb