Nga sot atletit më të madh të historisë, Usain Bolt, tashmë i tërhequr, do t’i hiqet një medalje ari dhe kjo jo për faj të tij.

Nesta Carter, bashkëkombasi i Bolt, ka humbur në CAS gjyqin për përdorimin e dopingut. Një kampion gjaku i Carter në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” ka rezultuar pozitiv me një substancë të ndalur simuluese, në bazë të testeve të bëra në janarin e kaluar, kësisoj është hequr një medalje ari e dhënë dhjetë vjet më parë.

Në atë garë 4x100m Carter ishte në katërshe me 3 sprintierë të tjerë, Bolt, Powell dhe Frater. CAS në këtë mënyrë i ka dhënë të drejtë IAAF, Shoqatës Ndërkombëtare të Federatës së Atletikës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb