Kreu i Kremlinit, Vladimir Putin njoftoi dje se Rusia ka gati vaksinën e parë kundër koronavirusit të ri dhe që është emërtuar “Sputnik V”.

Pavarësisht debateve dhe mosbesimit që ka për të, zgjedhja e emrit nuk është një surprizë. Sipas “Ilsole24ore”, mjafton të keni lexuar një biografi ose të keni njohuri për presidentin rus që të kuptoni nostalgjinë e tij për Bashkimin Sovjetik.

Vaksina konsiderohet një ‘armë’ gjeopolitike ekonomike e jashtëzakonshme.

Vaksina është emërtuar Sputnik, si sateliti i parë artificial i dërguar në orbitën e tokës në 1957 çka shkaktoi përshpejtimin e amerikanëve në garën për hapësirën.

“Sputnik 1 ka intensifikuar kërkimin hapësinor në të gjithë botën”, lexohet në faqen zyrtare të vaksinës.

“Vaksina e re ruse kundër COVID-19 ka krijuar një “moment Sputnik” për komunitetin botëror. Ndaj vaksina është emërtuar Sputnik V” shpjegohet aty, në disa gjuhë të botës, përfshirë atë angleze, kineze, spanjolle, franceze apo arabe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: