TIRANE- Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në Korçë, Elisa Spiropali e ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” sqaron se pse nuk është përfshirë Alfred Peza në listën e kandidatëve për deputetë.

‘Peza ka deklaruar se nuk do të kandidojë, e tha këtë në Kryesi. Nuk ka një pengesë ligjore, por për të fshirë gjithë llumin që është hedhur mbi të, Peza ka vendosur që së pari të përballet me ata që kanë hedhur akuzat dhe më pas do të vazhdojë karrieren’,- sqaroi ajo.

E sa për mungesën e opozitës në zgjedhje, Spiropali nuk ka nguruar t’i bëjë thirrje demokratëve të mos i bojkotojnë ato, ndonëse afatet për regjistrimin e kandidatatëve kanë skaduar tashmë.

“Ne do të kishim shumë dëshirë, me gjithë zemër që të kishim përballë Partinë Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, po në kontekstin ku jemi, PD-ja ka vendosur të mbyllet dhe t’i fshihet garës. I bëjmë thirrje opozitës që të ulen në tavolinë, t’i bëjnë thirrje arsye dhe të nisin betejën elektorale. Kanë një elektorat besnik, të qëndrueshëm, të fortë, gjë shumë e mirë në politikë. Nuk e meritojnë as ata dhe as shqiptarët që të mos kenë PD-në në zgjedhje. Liderishipi i PD-së i ka gabim të gjitha llogaritë”,- sqaroi Spiropali.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: