Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe homologu i tij rus, Vladimir Puti, do të zhvillojnë një takim virtual të martën për t’u marrë me tensionet ushtarake dhe mbi tema të tjera në Ukrainë.

Një burim amerikan i Reuters ka thënë se Biden dëshiron të diskutojë për shqetësimet e tyre për shkak se Rusia e ka shtuar numrin e ushtarëve në kufirin me Ukrainën. Po ashtu, do të flitet edhe për stabilitetin strategjik, kibernetikë dhe çështjet rajonale.

“Ne jemi të vetëdijshëm për veprimet e Rusisë për një kohë të gjatë dhe pritshmëria ime është që ne do të kemi një diskutim të gjatë me Putinin,” u tha Biden gazetarëve të premten ndërsa u nis për një udhëtim fundjavë në Camp David.

Kremlini zyrtar të shtunën ka deklaruar se të dy presidentët do të bisedojnë për për lidhjet dypalëshe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në samitin e tyre në Gjenevë që u mbajt në qershor të këtij viti, shkruan Reuters.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: