Isa Mustafa ka patur mbrëmë një përkeqësim të gjendjes shëndetësore, por, kryetari i LDK-së e ka kaluar krizën dhe është në gjendje të stabilizuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Mustafa mbrëmë kishte rritje të tensionit, por që gradualisht gjendja e tij është përmirësuar.

Mësohet gjithashtu se ish-kryeministri është në shtëpinë e tij nën kujdesin e mjekëve.

Kujtojmë që Isa Mustafa doli pozitiv dy ditë ma parë në testin e bërë me koronavirus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb