Situata në spitalin COVID1 duket e normalizuar sa i takon numrit të shtrimeve. Pavarësisht kësaj situate, numri i vdekjeve vijon të jetë i lartë. Në një lidhje direkte për ‘News24’, gazetari Erjon Skëndaj deklaroi se që prej mëngjesit, sot në Infektiv janë paraqitur 3 raste urgjence.

Ndërkohë, sipas tij, duke iu referuar edhe shifrave të tetorit të vitit të kaluar, ka trefishim të rasteve të fataliteteve. Vetëm në 3 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 29 persona. Aktualisht në spital ndodhen të shtruar 146 pacientë.

Po ashtu Skëndaj raporton se në mesin e personave të shtruar në gjendje të rënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut, është një grua lehonë, e cila solli pak ditë më parë në jetë 2 binjakë. Lindja u krye me operacion për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës, ndërkohë që fëmijët gëzojnë shëndet të mirë. Skëndaj tha se në Infektiv e shtruar është edhe një 21-vjeçare shtatzënë, ndërkohë që gjendja e saj është e rënduar, por e qëndrueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb