Derbi i kryeqytetit ka qenë dhe mbetet ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm pavarësisht rrethanave dhe kushtet ku zhvillohet kjo sfidë. Nuk bën përjashtim as derbi i dytë sezonal, përkundrazi, interesimi është edhe më madh pasi kjo sfidë rikthehet të luhet në ish mitikun “Qemal Stafa”. Stadiumi i ri kombëtar ka shtuar edhe më shumë interesimin e tifozëve për të parë live këtë takim.

Partizoni
Partizoni

Sipas klubit të Partizanit, si organizator i këtij takimi, vetëm në 4 orët e para janë shitur 7 mijë bileta, ndërsa interesimi nga tifozët vijon të jetë i lartë. Grupimet ultras të dy tifozerive kanë premtuar se do të jenë të shumë në numër në këtë derbi, kanë nisur tashmë përgatitjet për ti dhënë edhe më shumë ngjyra derbit të kryeqytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb