Tribunat e stadiumit “Bentegodi” gjatë ndeshjes Verona-Genoa ishin mbushur me vëzhgues të dhjetë klubeve të mëdhenj të Europës. Nga ata italianë si Juventus, Milan, Inter, Napoli e Fiorentina, tek ata të Premier League, Chelsea e Manchester United, por edhe të Borussia Dortmund, të gjithë i kishin drejtuar sytë nga Marash Kumbulla.

Marash Kumbulla
Marash Kumbulla

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos, pasi me paraqitjet e tij në sezonin debutues në Serie A, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave që kërkojnë shërbimet e tij.

Untitled
Untitled

“SKY Sport” ka zbuluar praninë e “scout” një dhjetra klubeve, që gjithashtu ndjekin edhe Amir Rrahmanin, megjithëse sipas mediave italiane ai ka arritur një marrëveshje paraparke me Napolin për sezonin e ardhshëm.

Kumbulla 3 770x439
Kumbulla 3 770×439

Ashtu si mbrojtësi i Kosovës, edhe Kumbulla pritet të mbyllë kampionatin me Veronën. Konfirmimi për këtë vjen nga trajneri Ivan Juric. “Jemi të qetë. Për momentin nuk do të largohet, në të ardhmen do të shohim. Është një djalë që ka nisur të luajë tani dhe ka një marzh përmirësimi impresionues. Duhet të jetë qetë siç është tani. Ai është një person shumë serioz”, ka thënë tekniku i Veronës.

27 1
27 1

Gjithsesi, në merkaton e futbollit gjithçka mund të ndodhë. E sigurt është që klubi veronez është fituesi më i madh. Aktualisht, Kumbulla vlerësohet deri në 25 milion euro, por duke parë interesimin e madh, një ankand I mundshëm në këtë sesion apo në atë të verës mund të rrisë ndjeshëm vlerën e kartonit të tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb