Stafi i ri menaxherial me eksperiencë ndërkombëtare i ‘Prestige Resort’ fton çdo pushues të kalojë pushime te paharruara. Shërbimi i shkëlqyer deri në detajet më të vogla është “puna” e tyre.

Në ‘Prestige Resort’  pushuesit shqiptarë e të huaj vijnë si mysafirë, por trajtohen si miq. Çfarë ju pret në Prestige?  Një koktejl mirëseardhje e më pas kredhje në pishinat, edhe me ujë deti nëse dëshironi…pa harruar kuzhinën, e cila është delikatesë më vete.

Vëmendje të vecantë “Prestige Resort” u kushton edhe mysafirëve të vegjël, të cilët argëtohen buzë detit, apo në ambientet e kuruara vetëm për ta. Këtë vit një surprizë e madhe i pret familjet në “Prestige Resort” pasi do të hapet aquaparku i madh.

Masat e lehtësuara të lëvizjes dhe kufijtë e hapur e kanë kthyer bregdetin shqiptar në atraksionin dhe zgjedhjen e parë për mysafirët nga gjithë rajoni.

Të mbledhur për të prekur nga afër oazin e bukur ku panorama ridimensionon paqen e tyre të brendshme, pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po pushojnë gjatë fundjavave në “Prestige Resort”, ku po shijojnë atraksionet e shumëllojshme që ofrohen në ambientet e kuruara me klas të resortit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb