TIRANË- Nuk do i kishte shkuar kujt në mendje që stafi i ambasadës amerikane të kishin në meny edhe Imam Bajalldinë, gatimin tradicional shqiptar shumë të preferuar. Në faqen e “Facebook” të ambasadës amerikane, është postuar një video ku stafi amerikan provon symbyllur gatimin dhe aludojnë mbi përbërësit.

Disa prej tyre kur hapin sytë nuk e njohin fare, disa të tjerë thonë se e kanë pjatën e preferuar. Ambasadori Donald Lu lëshon një pasthirrmë: “Oh, shihe sa e bukur” dhe më pas lexon se çfarë quhet gatimi.

“Shihni çfarë ndodhi kur Ambasadori Lu dhe stafi amerikan i Ambasadës provuan gatimet tradicionale shqiptare. Pjata e dytë: patëllxhanë të mbushur! Faleminderit Alan John për sugjerimin! ?????”, shkruhet në Facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb