Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve që solli lajmi i sotëm ku stafi i Urgjencës së Lezhës refuzoi shpërblimin, për t’ja dhënë këto lekë familjeve në nevojë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili sulmoi kryeministrin Edi Rama, ndërsa akuzoi këtë të fundit se po përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do që të paguajë shpërblimin.

Mes të tjerash Vasili pohon se Rama gënjeu bluzat e bardha, ndërsa thekson se miliardat për koncesionet me oligarkët nuk i kursen.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministër turp, qe përçan shëndetësinë shqiptare se nuk do te paguash shpërblimin!(VIDEO).
Kryeministër turp qe ju ha djersen dhe ju mohon shpërblimin mjekeve dhe infermiereve, qe po përballen me pandeminë ane e mbane vendit!

Kryeminister turp qe i genjeve dhe ju kursen mjekeve shperblimin dhe nderkohe nuk kursen miliarda per koncesionet dhe oligarket!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb