Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në studion e News24 ka deklaruar se sulmi që po ndodh prej tre ditësh tashmë në “Prestige Resort”, është cenuar siguria juridike.

Ajo ka vendosur një paralele me atë që ndodhi me banorët e 5 majit të cilët nuk u lejuan të zbraznin ndërtesat e tyre, ndërsa edhe në “Prestige” stafi dhe turistët nuk janë lejuar të tërheqin sendet personale.

Gazetarja Lala u shpreh se po veprohet me standarde të dyfishta, referuar faktit që ndërtesat pa leje në qendër të Tiranës konfiskohet, ndërsa në “Prestige Resort” ndërhyhet me tritol veprim ky që as nuk mund të zhbëhet nëse gjykata vendos se kompania ka të drejtë.

Pjesë nga biseda në studio:

Klodiana Lala: Nuk i është dhënë mundësia personave të marrin sendet personale apo të boshatisët objekti.
Nuk dimë ende pse u arrit në këtë vendim dhe pse nuk u dha koha dhe afati ligjor.
Të tilla histori që kanë ndodhur në “Unazë” apo Teatri, fakti që ka ndodhur më parë nuk do të thotë që duhet ti pranojmë si normale.
Masat e sigurisë në raste të ngutshme merren edhe në fundjave. megjithatë gjykata nuk merr në shqyrtim rastin.

Si duhet të ishte procedura?

Klodiana Lala: Proceduralisht ka disa hapa që edhe nëse është në shkelje ka hapa të tjerë që shkohet deri në shembje.
Kur shkohet tek shembja, duhet njoftim paraprak që jepet sipas afateve ligjore për tu njoftuar e për të marrë masat parake. Duhet të lirohet ndërtesa e të merrem masa për sigurinë. Kompania i është drejtuar gjykatës, por nuk ka [pasur mundësi të tjera sepse vendimi është thënë tani për tani.
Edhe nëse gjykata merr vendimin që kompania ka të drejtë, nëse ai objekt është shembur, nuk ngrihet dot më.
E njëjta gjë po ndodh si me 5 majin. Personave aty dhe stafit, nuk ju dha mundësia as të marrin sendet personale.
Qeveria pretendon se ka konfiskuar disa prona dhe i jep të drejtën e parablerjes, ndërsa nga ana tjetër shkatërron një pronë tjetër. Nuk ndërtohet me tritol e dinamit.
Nëse ka një VKM për ndërtimet pa leje pronat legalizohen, por nëse nesër gjykata thotë që vendimi i IKMT është i paligjshëm, ajo ndërtesë është shembur.
Cënohet siguria juridike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb