TURQI- 17 persona janë arrestuar orët e fundit si të dyshuar për sulmin në aeroportin “Ataturk” në Stamboll ku humbën jetën 45 persona, përfshirë këtu edhe shtetas të huaj. Të arrestuarit janë në pritje të vendimit lidhur me akuzat për përfshirje në organizatë terroriste.

Sakaq, deri më tani janë arrestuar gjithsej 30 të dyshuar pas ngjarjes së rëndë, 11 prej të cilëve janë të huaj, njoftojnë mediat vendase. Sulmi në Turqi ka tronditur mbarë opinionin duke shkaktuar kështu edhe ndjesinë e frikës për të udhëtuar.

Nga sulmi në fjalë, përveç dhjetëra viktimave, mbetën të plagosur mbi 200 persona. Përgjegjësinë për sulmin e rëndë e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik ISIS.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: