Edhe në Stamboll mbyllja e njerëzve në shtëpi për shkak të koronavirusit ka përmirësuar cilësinë e ajrit.

Në metropolin mbi Bosfor, ndotja atmosferike është zvogëluar me 30% në krahasim me periudhën para pandemisë.

Sipas të dhënave të bëra publika nga Bashkia, përqëndrimi i puhurit ka rënë deri në 30mikrogramë për metër kub, në krahasim me mesataren e zakonshme prej 45-50 mikrograme, që është mbi limitin e parashikuar 40.

Në Turqi deri tani ndalohen të dalin nga shtëpitë personat mbi 65–vjeç dhe të sëmurët kronik, gjithashtu edhe personat nën 20-vjeç.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb