Stambolli ka dërguar rreth 13,000 personel shpëtimi në zonën e tërmetit sot në mëngjes herët. Kështu njoftoi guvernatori Ali Yerlikaya.

Ekipi përbëhet nga staf dhe vullnetarë dhe u dërguan veçanërisht në provincën Hatay.

Hatay ka pësuar dëme shkatërruese nga tërmeti i së hënës, i cili gjithashtu ndau në dysh pistën e aeroportit të këtij qyteti.

Më shumë se 4,372 persona kanë humbur jetën dhe 15,834 të tjerë janë plagosur dje nga tërmeti në Turqi, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Siri, ndërsa janë shembur qindra ndërtesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb