Situatë e nderë në Nion në lidhje me mbylljen e këtij edicioni të Champions League. Gjatë ditëve të fundit Stambolli është shprehur i dyzuar në lidhje me organizimin e një finaleje me dyer të mbyllura, duke lënë të nënkuptohet dhe se mund të heqë dorë. Hipotezë që UEFA po e ndjek me vëmendje dhe ndërkohë po sheh për alternativa të tjera. Për momentin tre janë mundësitë më të nxehta: Lisbona, Doha ose Gjermania.

Për momentin janë vetëm fjalë, të publikuara fillimisht në “Neë York Times” dhe më pas në gazeta të tjera kombëtare, por shumë shpejt mund të vijnë komunikata zyrtare nga Nioni. Më 17 qershor në selinë e UEFA-s është programuar një mbledhje e rëndësishme dhe pritet të merren vedime thelbësore me fatet e Champions dhe Europa League, qoftë për formulën e tyre, qoftë dhe për vendet organizatore dhe datat.

Nëse Turqia do të hiqte dotë të priste finalen në gusht, në tavolinën e Ceferinit janë që tani tre kandidatura të gatshme. E para të çon në pistën gjermane. Protokolli i rreptë lejoi që Bundesliga të rifillonte përpara kampionateve të tjerë dhe Gjermania mund të zgjidhet pikërisht për standardin e lartë të sigurosë që ofron.

Alternativë është Doha, si vendi i vetëm ku mund të luhen 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja. Një zgjidhje interesante, që do ta zhvendoste veprimtarinë në fushë asnjanëse. E fundit hipotezë mbetet Lisbona. Gjithnjë sipas këtyre zërave, kryeqyteti portugez ka propozuar kandidaturën e saj në rast se Stambolli heq dorë dhe nuk përjashtohet ideja që UEFA ta marrë fort në konsideratë këtë mundësi. Gjithsesi, tani për tani situata është kjo: Finalja e Champions 2020 po kërkon një “shtëpi”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb