Shpërthime të vazhdueshme janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në lagjen Fatih të Stambollit, ndërsa tre makina u përfshinë nga flakët, sipas  agjencisë turke të lajmeve Mynet.

Fatmirësisht për ngjarjen nuk raportohen të lënduar, ndërsa detajet e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.

Sipas agjencisë Demiroren, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kokamustafa Pasha, vetëm 5 kilometra në perëndim të sheshit Sultanahmet, ku ndodhen atraksionet kryesore të qytetit, Hagia Sophia dhe Xhamia Blu.

Flakët nga zjarri i një makine në lagjen Fatih të Stambollit u përhapën në automjete të tjera të parkuara, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: