Autoritetet lokale në Stamboll paralajmëruan për reshjet e mëdha të borës që përfshinë sonte qytetin.

Stambolli ka qenë nën ndikimin e motit me shi për javën e fundit, ndërsa sonte bora dhe lagështia po tregojnë efektet e tyre.

Zyrtarët e drejtorisë së meteorologjisë paralajmëruan në fillim të javës se reshjet e mëdha të borës parashikohen në rajonin e Marmarasë, ndërsa të njejtat do të jenë efektive në Stamboll gjatë fundjavës.

Parashikohet që reshjet e mëdha të borës në Stamboll do të krijojnë shtresë prej 5-10 centimetra në brigjet, 10-15 në pjesët e brendshme të qytetit dhe 15-20 centimetra në pjesët më të larta.

Autoritetet lokale janë angazhuar në pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës nëpër rrugë, ndërsa policia është angazhuar në kontrolle shtesë për gomat dhe pajisjet e dimrit.

Ndërkohë, autoritetet lokale kanë strehuar të pastrehët nëpër hotele dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që nëse shohin ndonjë person të pastrehë në rrugë, ta raportojnë atë në stacionin më të afërt të policisë për ta strehuar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb