STAMBOLL-Turqia shpreson me çdo çmim që Britania e Madhe (BM), mbështetëse e fortë e aderimit të saj në Evropë, të qëndrojë në bllok, deklaroi sot shefi turk i diplomacisë, Mevlut Cavusoglu, një ditë para referendumit.

“Ne duam që Britania e Madhe të qëndrojë me çdo çmim në Bashkimin Evropian”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, gjatë një konference për shtyp në Ankara.

“Një tërheqje pa dyshim që do të ketë një impakt negativ”, shtoi ai, një ditë para referendumit të jashtëzakonshëm të paqartë por shumë vendimtar për të ardhmen e vendit dhe të pjesës tjetër të Evropës.
Londra ka mbështetur tradicionalisht kërkesën për aderim të Turqisë në BE por nga ana tjetër hyrja e mundshme e Ankarasë në bllokun evropian ka qenë një nga temat kryesore në fushatën e referendumit britanik
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: