Për të bërë historinë e Festivalit të Sanremos nuk është vetëm muzika italiane gjithmonë një protagonist i madh, por edhe personaliteti i artistëve që shkelën në skenën e Ariston që nga viti 1951, kur u përurua e deri sot.

Ai konsiderohet si festivali më i rëndësishëm të muzikës italiane, që shënon dekada vite ekzistencë, ku në të janë ngjitur dhe kanë performuar emra të ndryshëm artistësh dhe yjesh ndërkombëtarë. Ndër vite kemi parë kemi parë që në këtë skenë të ngjiten si kengetare e te ftuar figura si, Eros Ramazzotti, Adriano Celentano, Cristiano Ronaldo, e deri te Dua Lipa etj.

Ndërkohë kemi parë që në këtë skenë të ngjiten edhe shqiptarë. Pas ‘surprizës’ në 2020 me moderatoren Alketa Vejsiu, Sanremo na habit sërish këtë vit duke ftuar si “yll ndërkombëtar”, ish-konkurenten e Për’Puthen, Antonela Berisha.

Antonela2

“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”- shkruhej ne njoftim.

Akoma edhe më habi është fakti se si ky “yll ndërkombëtar” do të jetë në të njëjtën skenë me atë që konsiderohet si këngëtarja ikonë në Itali, Laura Pausini.

Por edhe pasi nuk arriti të përputhet në Për’puthen dhe dështimit tjetër në “Big Brother”  mesa duket Sanremo i ka ardhur në ‘ndihmë’ ish-konkurrentes.

Ende nuk dihet se cfarë do të mund të bëjë Antonela Berisha në atë skenë, por  një gjë është e sigurt që Festivali i “Sanremos” në pak vite mund të mos ofroje asgjë për askënd dhe te humbe lavdine qe mban prej vitesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb