TIRANË

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e ODIHR, z.Matteo Mecacci. Në një postim në facebook, ku ndan foto nga takimi Meta shkruan se vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që sipas tij ende përbën një problem madhor për vendin.

“Manipulimi paraprak i zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore po shndërrohet në një instrument legjitimimi të pushtetit autoritar dhe shmangies së llogaridhënies qeverisëse, duke çimentuar të ashtuquajturat regjime hibride.”- shkruan Meta.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Drejtorin e ODIHR, z.Matteo Mecacci.
Vlerësova bashkëpunimin dhe asistencën e ODIHR për monitorimin dhe rritjen e standardit zgjedhor në Shqipëri, që ende përbën një problem madhor për vendin.

Manipulimi paraprak i zgjedhjeve përmes keqpërdorimit të mekanizmave ligjorë dhe burimeve shtetërore po shndërrohet në një instrument legjitimimi të pushtetit autoritar dhe shmangies së llogaridhënies qeverisëse, duke çimentuar të ashtuquajturat regjime hibride.

Ndërsa ODIHR është një institucion shumë i rëndësishëm ndërkombëtar për vlerësimin e proceseve zgjedhore, janë aktorët vendas ata që kanë detyrimin për vendosjen dhe mbrojtjen e demokracisë, dhe rritjen e besimin të publikut tek vota e lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: