Prindërit ishin pozicionuar para kangjellave të hekurta që në nisje të provimit. Mes tensionit dhe stresit se si fëmijët ishin paraqitur në provim, ata u shprehën se ky test është prova e radhës. Ata konfirmuan se fëmijët kanë qenë të shqetësuar në lidhje me vështirësinë, por që iu kanë dalë në krahë duke i motivuar.

Tringëllima e ziles shënoi përfundimin e provimit. Zërat çlirues të nxënësve bënë jehonë në të gjithë godinën. Ato u shprehën njëzëri se teza ishte më e thjeshta nga të gjitha që kanë realizuar, ndërsa pak vështirësi kanë ndeshur në pyetjet mbi gramatikën dhe hartimin e esesë. Nxënësit ndërkaq treguan se si ishte hartuar teza. Pyetjet ishin 25, të ndara mes ushtrimeve për Letërsinë e gramatikën, e në fund ishte eseja.

Pas provimit të Gjuhë-Letërsisë, i radhës është provimi i matematikës, që do të zhvillohet të enjten e 23 qershorit. Rezultatet e provimeve sipas rregullores duhet të publikohen brenda 15 ditëve nga data e zhvillimit të provimeve. E në këtë mënyrë, notat nxënësit e klasave të nënta do ti mësojnë gjatë muajit korrik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb