“Kjo javë” me Nisida Tufën, emisioni më i ri në News24 startoi sot në orën 17.30. Ky emision, sikurse e thotë qartë dhe emri i tij, është një përmbledhje e ngjarjeve kryesore të javës.


Javë pas jave do të analizohen ngjarjet dhe teleshikuesit do të kenë mundësitë të kuptojnë mirë se çfarë ndodhi, si nisi e përfundoi, apo si po evoluon një çështje, në mënyrë që ngjarja të mos humbë në morinë e lajmeve të ditës.


Rikthimi dhe shpjegimi deri në detaje e kësaj çështjeve do të realizohet nëpërmjet disa elementëve: Insertit, të ftuarve në studio, intervistave, komenteve të marra nga shtypi i shkruar apo ai viziv, të cilat mund të risillen në studio.


Emisioni drejtohet nga gazetarja tashmë e njohur Nisida Tufa, e cila prej vitesh punon në televizionin Neës24. Moderatorja bionde është e njohur për transmetimet maratonë për ngjarjet nga më të rëndësishme, si dhe vitet e fundit dhe për emisionin “Panteon”, ku risolli në vëmendjen e teleshikuesve të Neës24, emrat e personaliteteve që kemi humbur në vite.

Tashmë Nisida Tufës, i është besuar nga drejtuesit e televizionit ky emision premierë çdo të shtunë në orën 17.30 dhe ritransmetim në orën 23.00. Redaktore e emisionit është gazetarja Xhirjeta Balla, njëkohësisht dhe redaktore e lajmeve e News24 si dhe regjisori Gëzim Zotaj. Montazhi realizohet nga Volter Dyle dhe lexues Ermal Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb