Nga nesër, një format i ri nis zyrtarisht rrugëtimin e tij në “News24”! Shqipëria tjetër, atë që ndoshta shumë nuk e kanë prekur nga afër, destinacione të reja, vende për t’u eksploruar, traditë, kulturë, gastronomi. Një përmbledhje që vjen në një spektër tjetër për audiencën shqiptare.

Tradita dhe promovimi, ruajta dhe përcjellja e trashëgimisë kulturore brez pas brezi. Një ndërthurje por edhe krahasim midis modernes dhe antikitetit. Trashëgimi kulturore shpirtërore për të qenë kontribuues në atë që ne e duam fortë dhe duam ta trashëgojmë.

Promovimi ideve të reja si dhe përfshirja e të rinjve, për të qenë protagonist të përcjelljes së kulturës.

Fokus i trashëgimisë tonë kulturore brenda dhe jashtë kufijve, përjetimi një arkitekture në humbje. Vëmendje e figurave historike të lëna në harresë, njohja dhe veprimtaria e tyre.
“Autokton” starton nesër, çdo të diel në mbrëmje në orën 20:30 me autoren dhe prezantuesen Anila Ahmataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: