TIRANE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se prej 1 Korrikut do të startojë platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla thekson se vajza e djem nga 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në adresën www.freshvoice.al

Sipas Ballës, Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare.

Postimi i plotë:

FRESSH VOICE??????

Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në www.fresshvoice.al

Do të jetë një eksperiencë fantastike.

Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin perballë një jurie profesionale.

Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin??, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë ??eurosocialiste shqiptare.

Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqiperinë që Duam?????

Sot pasdite PREZANTIMI i aplikacionit dhe rregullat e platformës, por vetëm online përmes ZOOM, me shumë të rinj në Shqipëri dhe në diasporë. Sepse lufta me Covid-19 vazhdon dhe respektimi i masave mbrojtëse është i domosdoshëm.?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb