Denoncime për korrupsionin e të gjitha hallkave të administratës në çdo skaj të Shqipërisë, abuzime me detyrën, përfitime të padrejta, shkelje e barazisë, falsifikime dokumentesh, e çdo problematikë tjetër që shqetëson qytetarët, tashmë do të marrë zgjidhje “Tak Fak” në News24.
Një emision i ri starton së shpejti në televizionin më të ndjekur informativ në vend.
Moderimi i emisionit i është besuar dy figurave të dashura të publikut shqiptar, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.
Kontaktoni redaksinë e Tak Fak për zgjidhjen më të shpejtë e të drejtë të shqetësimeve tuaja.
(BalkanWeb)