Më në fund, tifozët e futbollit italian do të shijojnë magjinë e Serie A. Java e parë do të jetë e ndarë në tre ditë, gjithçka starton këtë të shtunën në orën 18:30 ku në fushë zbresin kampionët në fuqi, Milan pret në “San Siro” Udinesen. Në të njëjtën orë luhet edhe Sampdoria-Atalanta.

Pioli pritet ti besojë një fanellë titullari lojtarëve më të cilët fitoi titullin një vit më parë, sigurisht pritet të ketë disa minuta edhe për dy afrimet e verës, De Ketelaere dhe Origi.

Në mbrëmje, në orën 20:45 në fushë zbret Inter, zikaltërit e nisin në transfertë përballë Lecce. Inzaghi arriti të rikuperojë në kohë Brozovic ndërsa Asllani pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Të dielën është radha e Romës që luan në transfertë përballë Salernitana ndërsa të hënën Juventus pret në Torino Sassuolo-n. Interesimi nga ana e tifozëve është i lartë pasi sipas mediave italiane, 280 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadiume në javën e parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb