Kryeministri i vendit, Edi Rama, i ftuar në konferencën vjetore të “State of the Union”, në Firence të Italisë, u ndal tek ajo që quhet e ardhmja e Evropës.

Ai tha se nuk duhet të ketë dasi, sa i përket diskutimeve për të ardhmen e Evropës, e jo të Bashkimit Evropian.

Në diskutime të caktuara sipas Ramës, pjesëmarrëse duhet të jenë të gjithë shtetet e Evropës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor e Turqinë.

“Do doja të shtoja që politika ka të bëjë me semantikën, nuk tingëllon mirë kur disa vende që janë BE, diskutojnë të ardhmen e Evropës dhe nuk marrin parasysh një pjesë të tërë të Evropës që është Ballkani Perëndimor.

Diskutimet produktive për të ardhmen e Evropës, jo të Bashkimit Evropian, do të nënkuptonin përfshirjen jo vetëm të Ballkanit Perëndimor, por edhe Turqisë, në një diskutim të hapur, që më pas BE do i marri parasysh dhe do i çojë gjërat në një nivel tjetër.

Duhet të ketë një diskutim të hapur, sepse pa hapur debate mirëfilli e pa përfshirë në mënyrë të hapur të drejtpërdrejt, do të hasim pengesa dhe do të preferojmë statuskuonë në vend që të bëjmë ndryshime. Duhen ndryshime që në bazë, të gjithë duhet të jenë pjesë, nëse janë apo jo dakord në kornizat që do të përfshihen”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: