Fiks një vit më parë, më 20 tetor, Stefano Pioli u ul në stolin e Milan, ditë që përkon dhe më ditëlindjen e tij. 20 janë rezultateve pozitive radhazi që Pioli ka arritur me Milan, e fundit ishte fitorja në derbi që i dha dhe kreun e Serie A. 2020 është një vit fantastik për kuqezinjtë, aq sa Pioli ka vendosur që këto arritje, statistikat e këtij viti, ti vendos në dhomat e zhveshjes në Milanello, kudo gjen tabela ku shkruhen javë pas jave rekordet që ky Milan po arrin, kjo ide sigurisht që po rezulton e goditur, Pioli po vërteton se është dhe një motivator i madh. Nëse do ti referohemi vetëm statistikave të këtij viti, Milan do të ishte në krye me 57 pikë, një më shumë se Atalanta.

Fbl Ita Seriea Ac Milan Bologna
Fbl Ita Seriea Ac Milan Bologna

Një efekt të madh në këto rezultate ka edhe Zllatan Ibrahimovic, me të në fushë që nga janari kuqezinjtë kanë një marsh më shumë. Milan ka një mesatare prej 2,28 pikë për ndeshje, 17 fitore. Milan ka pësuar në këtë periudhë 23 gola por 10 ndeshje i ka mbyllur me portën e paprekur. Po ashtu janë ekipi më sulmin e dytë më të mirë në Serie A këtë vit, me 56 gola të shënuar, vetëm Atalanta ka bërë më mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb