Arsenali është një ndër tetë çerekfinalistët e Ligës së Evropës. Londinezët triumfuan edhe në takimin e dytë (3-1) dhe me rezultat të përgjithshëm 5-1 eliminuan Milanin. Një prej tre golave për Gunners e ka shënuar edhe mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili shënoi nga një distancë prej 20-25 metrave.

Tashmë kanë dalë edhe statistikat rreth paraqitjes së “Xhaka Boom” në këtë takim, të cilat janë mbresëlënëse.

Theksojmë se katër golat e fundit të reprezentuesit zviceran janë shënuar kundër Milanit, Chelseat, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Kujtojmë se shorti për fazën e ardhshme të Ligës së Evropës do të hedhet ditën e nesërme (e premte) në Nyon të Zvicrës.

Statistikat e futbollistit shqiptar ndaj Milanit:
87 prekje të topit
73/77 pasime të kompletuar (94.6%)
4/4 pasime të gjata të kompletuar (100%)
1 rast të krijuar
3 duele të fituara
3 pastrime të topit brenda zonës së rreptësisë
2 bllokime të gjuajtjeve të kundërshtarëve
3 ndërprerje të sulmeve
2 topa të vjedhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: