Vranë frikën përballë Meksikës, por makthet nuk kanë përfunduar, nëse nuk dëshirojnë t’i lënë asgjë rastësisë përballë Polonisë kërkohen pikët e plota. Nga favoritë, Argjentina e Leo Messi e gjeti vetën shumë shpejt në një spirale të vështirë dhe plot dyshime, pas humbjes me Arabinë Saudite, por të gjithë mendojnë se e kanë potencialin e duhur për të dalë me pikë të plota përballë Lewandowskit me shokë.

Messsi
Messsi

Argjentina ka dhe një arsye tjetër shumë të fortë për të mbyllur grupin në vendin e parë, nëse nuk e bëjnë diçka të tillë, rrezikojnë të përplasen me Francën në fazën e 1/16, sigurisht një rival që do e shmangnin me kënaqësi. Trajneri Scaloni shprehet i bindur se ekipi i tij vjen në këtë sfidë përballë Polonisë me moral dhe besim se mund të dalin me plotë të plota:

203445253 4ec36f18 9ab7 4e21 A434 Af52bf62d89a
203445253 4ec36f18 9ab7 4e21 A434 Af52bf62d89a

“E dimë shumë mirë forcën e ekipit tonë. Vijnë në këtë sfidë me besim dhe ndjesi pozitive pas fitores kundër Meksikës. Dybala? Ai është mirë, nëse nuk aktivizohet është vetëm për arsye teknike. Sigurisht ai dëshiron të luaj më shumë, kjo nuk do të thotë që nuk do të aktivizohet në ndeshjet e tjera të Botërorit”, u shpreh Scaloni.

Messssssi
Messssssi

Argjentina dhe Polonia janë përballur 3 herë ndërmjet tyre, bilancet anojnë në favor të polakëve me 2 fitore dhe 1 humbje. Një xhiro përpara fundit, Grupi C kryesohet nga Polonia me 4 pikë, e ndjekur nga Argjentina dhe Arabia Saudite me 3 pikë, ndërsa mbyll grupin Meksika me 1 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb