Miliarderët kanë bërë më shumë para në 2017 se në çdo vit tjetër. Njerëzit më të pasur në tokë kanë rritur pasurinë e tyre me 20%, deri më 8.9 miliadë dollarë raporton banka zvicerane UBS.

Pasuria e super pasanikëve të sotëm është rritur shumë më shpejt se ajo e të pasurve të fillim shekullit 20, kur familje si Rothschilds, Rockefellers dhe  Vanderbilts kishin kontrollin e pasurisë së botës, shkruan The Guardian.

Në 30 vitet e fundit është parë një rritje e pasurisë shumë më e madhe se në kohën e artë” thuhet në raportin e UBS-së për miliarderët e 2018.

2 158 miliarderët e botës rritën pasurinë e tyre me 1. 4 trilion dollarë, më shumë se PBB-ja e Spanjës apo Australisë, pasi tregjet e aksioneve të lulëzuara ndihmuan tashmë shumë të pasur për të arritur “rritjen më të madhe absolute ndonjëherë”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: